Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë.

“Unë mund të iu them se Kosova është padyshim një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë evropian të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar ai.

Ai ka kërkuar rritjen e presionit diplomatik ndaj katër shteteve anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se kjo çështje po pengon rrugën e vendit drejt integrimit euroatlantik.

Në një seancë të Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Self i ka bërë thirrje Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë që ta rishikojnë qëndrimin e tyre dhe ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Ai ka theksuar se mosnjohja nga këto vende krijon vakum politik brenda NATO-s dhe e vështirëson avancimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika