Kongresmeni Wilson: Deklarata e Paunoviqit e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së në vitin 2027

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq duke i cilësuar ato si “të neveritshme” dhe nxitëse të tensioneve etnike.

Përmes një postimi në platformën X, Wilson tha se deklarata të tilla janë arsye e mjaftueshme që Beogradi të mos merret në konsideratë për organizimin e mbledhjes vjetore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027.

“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një udhëheqës i Qeverisë së Serbisë janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të pritur mbledhjen vjetore të vitit 2027’’.

‘’OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar kongresmeni Wilson.

Reagimi i kongresistit vjen pasi ministrja serbe Paunoviq dit më parë shkaktoi reagime të ashpra me deklaratën e saj, në të cilën tha se, po të ishte pyetur në vitin 1998, do të kishte mbështetur spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova.

Deklarata e saj u dënua nga zyrtarë dhe organizata të ndryshme, të cilët e cilësuan atë si gjuhë të papranueshme që glorifikon krimet etnike, por u mbrojt nga vet presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiqi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika