Konjufca bën homazhe në Lipjan: E kemi borxh ndaj të rënëve për liri të punojmë për zhvillim e përparim

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në homazhet që bëri gjatë ditës së sotme në Lipjan, ka thënë se lufta për liri ishte e pabarabartë. Ai ka thënë se të rënët janë "dhimbje e pakalueshme", që na kujtojnë se sa shumë u sakrifikua deri te çlirimi i vendit

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Hallaq të Ri të Lipjanit dhe në Rufc të Ri, ku forcat serbe kryen krime makabre gjatë prillit të majit 1999.

Konjufca ka thënë se lufta ishte e barabartë, sepse Serbia asokohe kishte vendosur të “shfaroste” çdo shqiptarë, përfshirë dhe ata që ishin të paarmatosur.

“Lufta ishte e pabarabartë, me Serbinë gjenocidale të vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar, edhe pse ata ishin të paarmatosur, me të vetmen ëndërr për të jetuar të lirë e të pavarur në atdheun e vet”, ka shkruar Konjufca.

Lapidari i të rënëve për liri në Komunën e Lipjanit

Kryeparlamentari është shprehur se të rënët na kujtojnë sa shumë u sakrifikuan nga shumë gjenerata për ta fituar lirinë që e gëzojmë sot.

E kemi për detyrë që të mos i harrojmë, që të bëjmë gjithçka mundemi për të vendosur drejtësi. E kemi borxh ndaj tyre që të punojmë për zhvillim e përparim, sepse ashtu i japim kuptimin më dinjitoz sakrificës së tyre”, ka shkruar tutje Konjufca.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika