Konjufca bën thirrje për hetimin e vrasjes së policit në Kaçanik
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshmë në Kaçanik, ku u qëllua për vdekje një zyrtar policor. Konjufca ka bërë thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta, që autori apo autorët të vendosen përballë drejtësisë. “Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta që është […]
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshmë në Kaçanik, ku u qëllua për vdekje një zyrtar policor.
Konjufca ka bërë thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta, që autori apo autorët të vendosen përballë drejtësisë.
“Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta që është e mundur, në mënyrë që autori apo autorët e këtij krimi të vendosen përballë drejtësisë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e rreshterit Muhamed Lika, të cilët duhet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të madhe!”, ka shkruar Konjufca.















