Konjufca: Deklarata Kushtetuese u bë zëri unitar i përcaktimit të vullnetit politik të popullit shqiptar

"Pikërisht në këtë mospërputhje radikale, Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut do të prodhonte atë çarje politike, prej ku pasoi dhe Kuvendi i Kaçanikut më 7 shtator 1990, kur Kosova shpallej republikë, Referendumi i vitit 1991 për pavarësi, zgjedhjet e para të vitit 1992 dhe lufta e UÇK-së për liri; e deri te shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt të 2008-ës"

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Në 33-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ky akt u bë zëri unitar për përcaktimin e vullnetit politik të shqiptarëve.

Konjufca ka theksuar se me miratimin e Deklaratës Kushtetuese nga delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shpaloseshin parimet afirmative për vetëvendosje të popullit dhe barazi mes kombeve.

“Sot bëhen 33 vite nga 2 korriku i vitit 1990, nga Deklarata Kushtetuese e Kosovës që u bë zëri unitar i përcaktimit të vullnetit politik të popullit shqiptar në Kosovë, në kuadrin kushtetues si akt vendimtar i përpjekjes historike kombëtare dhe i demokracisë autentike të popullit të Kosovës, brenda një procesi të pandalshëm për liri dhe pavarësi. Në këtë akt shpaloseshin parimet afirmative për vetëvendosje të popullit dhe barazi mes kombeve, përballë regjimit të Serbisë që përmes shtypjes dhe represionit ruante dhunshëm asimetrinë mes rendit të qartë faktik dhe një përcaktimi juridik jashtë realitetit”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Sipas Konjufcës, Deklarata Kushtetuese edhe sot është shembull i shkëlqyer se çfarë do të thotë kur një popull vendos për veten.

“Pikërisht në këtë mospërputhje radikale, Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut do të prodhonte atë çarje politike, prej ku pasoi dhe Kuvendi i Kaçanikut më 7 shtator 1990, kur Kosova shpallej republikë, Referendumi i vitit 1991 për pavarësi, zgjedhjet e para të vitit 1992 dhe lufta e UÇK-së për liri; e deri te shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt të 2008-ës. Deklarata Kushtetuese është edhe sot shembull i shkëlqyer se çfarë do të thotë kur një popull i vendos ligjin vetvetes; se si kjo shënon përcaktim të drejtësisë në raport me vetveten dhe të barazisë në raport me tjetrin. Nderimet më të larta për delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 2 korrik 1990, me aktin e tyre vendosën një nga gurët themelorë nëpër të cilët ka ecur lufta e lavdishme e popullit tonë për liri dhe pavarësi!”, ka shtuar kryeparlamentari.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika