Konjufca deklarohet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në gusht të 2016-ës, i cili në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën e ngritur për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e kuvendit.

Si pasojë e kësaj, ishte pamundësuar qëndrimi i pjesëmarrësve nga tymi që ishte shkaktuar nga gazi lotsjellës dhe të njëjtit ishin detyruar ta lëshojnë sallën.

“Për këtë që më akuzoni ndjehem plotësisht i pafajshëm”, është deklaruar Konjufca të martën e 19 prillit, në seancën fillestare.

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Ai ka theksuar se veprimi i tij ishte plotësisht politik dhe ka konsideruar që është ndjerë i obliguar të veprojë në atë mënyrë për shkak të betimit që kishte bërë si deputet.

“Si deputet i Kosovës, jam betuar, kam deklaruar që me çdo kusht dhe me çdo mjet do ta mbroj sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës”, shtoi ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq, gjykatësja e rastit, Edita Çanta, e ka njoftuar kryeparlamentarin konjufca se brenda afatit prej 30 ditësh mund të paraqesë kërkesë për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

Ndryshe, aktakuza ndaj Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend ishte konfirmuar më shtatë prill të këtij viti, e cila edhe kishte dështuar për shkak se i akuzuari Konjufca nuk është paraqitur në gjykatë.

Megjithatë, sipas gjykatëses së rastit, Edita Çanta, i pandehuri në këtë rast e kishte njoftuar gjykatën se për shkak të angazhimeve në punën e tij, nuk mund të jetë i pranishëm.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më tre shkurt të vitit 2017 kishte ngritur aktakuzë kundër Konjufcës, të cilin e kishte ngarkuar me dy vepra penale.

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Konjufca ngarkohet për “Përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm”  dhe “Pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri po akuzohet se më 10 gusht të vitit 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e kuvendit të Kosovës, i njëjti në cilësinë e deputetit në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë”.

Si pasojë e kësaj, ishte pamundësuar qëndrimi i pjesëmarrësve nga tymi që ishte shkaktuar nga gazi lotsjellës dhe të njëjtit ishin detyruar ta lëshojnë sallën.

Vepra penale me të cilën ngarkohet Konjufca, bazuar në nenin 375, paragrafi i parë i Kodit Penal, dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ndërkaq, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare.

Për këtë, Konjufca akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika