Konjufca dhe Hoti nesër në Hagë për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca si dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti do të jenë në Hagë nesër në përcjellje të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

Sipas Manxhukës, Konjufca dhe Hoti do ta përcjellin aktgjykimin nga galeria e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Konjufca kishte qenë në Hagë edhe gjatë fjalëve përfundimtare në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Aktgjykimi në këtë çështje do të shpallet nesër, më 16 shtator, në orën 10:00.

Specialja jep detaje: Verdikti për Thaçin e të tjerët nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika