Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Presidentit, kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga gara.
Gjatë deklarimeve, Konjufca konfirmoi vendimin e tij duke thënë: “Edhe zyrtarisht tërhiqem nga kandidatura për President të Kosovës”, ndërsa Mulhaxha-Kollçaku shtoi: “Për hir të transkriptit dhe unë tërhiqem nga kandidatura për President”.
Ky zhvillim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedhë kreun e ri të shtetit brenda këtij afati, vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.
