Konjufca: Edhe unë konsultohem me Dejona Mihalin, por ajo s’më jep urdhra

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është përgjigjur në lidhje me qëndrimin e Dejona Mihalit në Lëvizjen Vetëvendosje, pas kritikave të deputetëve të opozitës se ajo "urdhëron" të tjerët në parti

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca në konferencë për media

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas kritikave të deputetëve opozitarë lidhur me rolin e Dejona Mihalit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pasi ka mbajtur një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, në konferencë për media, Konjufca ka thënë se Mihali, e cila ka detyrën e kryetares së Komitetit të Vetëvendosjes, ajo edhe bashkëpunon me deputetët në fjalimet e tyre.

Ndërsa, ka shtuar se edhe vetë konsultohet me të, por nuk merr urdhra.

“Sa i përket Dejona Mihali e mban një pozitë të rëndësishme në VV. Është kryetare e Komitetit të VV-së. Komitetet e bëjnë politikën e VV-së, e prodhojnë politikën profesionale të VV-së. Politika profesionale e komiteteve është në bashkëpunim me deputetët se si t’i përgatisin fjalimet e tyre. Edhe unë konsultohem ndonjëherë me Dejona Mihalin, por nuk mendoj që ajo më jep urdhra mua, thjesht bisedojmë dhe vijmë në konstatime të përbashkëta”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Konjufca: Ka qenë befasi për mua të lirohem tërësisht nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës

Konjufca ka thënë se është i befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë më 18 gusht 2016.

Ai ka theksuar se ka pritur që të dënohej me kusht ose me gjobë.

Po ashtu, ai në konferencë për media ka reaguar edhe ndaj thirrjes së Parlamentit Evropian për largimin e masave ndaj vendit dhe dënimin e personave të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika