Konjufca: Ekonomia e Kosovës është dyfishuar gjatë qeverisjes së VV-së, buxheti nga 2.4 u bë 4 miliardë euro

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka mbrojtur rezultatet e qeverisjes së partisë së tij, duke thënë se treguesit ekonomikë dhe buxhetorë dëshmojnë progres të dukshëm gjatë viteve të fundit.

Konjufca, në “Debat Plus” deklaroi se gjatë vitit 2025 për investimet kapitale kanë shkuar 729 milionë euro për 634 projekte.

Mes tjerash, Konjufca u shpreh se edhe buxheti i shtetit ka shënuar rritje të madhe, duke kaluar nga 2.4 miliardë euro në rreth 4 miliardë euro.

“Institucioneve që duam t’ju referohemi mund të jenë prej Agjencisë së Statistikave të Kosovës edhe Agjencive të pavarura e Bankës Botërore e raporte e të tjera. Vëllimi i ekonomisë së Kosovës brenda gjashtë viteve prej 2020 deri tash sa i përket qarkullimit të bizneseve është dyfishuar, e dyta buxhetin që e kemi marrë me 2.4 miliardë po të kishim vazhdu qeverisjet e kaluara nuk do të kishte shanse të bëhej 4 miliardë i cili u miratua tash në dhjetor të vitit të kaluar për vitin 2026. Shifra zyrtare për vitin 2025 sa milionë euro kanë shku për investime kapitale janë 729 milionë euro në këto 729 unë kolegëve të mi jua jap projektet që është 5 faqe i gjatë me 634 projekte ama ato janë nëpër lokalitete, lagje, spitale të komunave ku qeverisën edhe këta. Nëse këta e mohojnë jua japë dokumentet”, u shpreh Konjufca.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika