Konjufca falënderon homologun austriak, Sobotka për përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës

Kryeparlamentari Konjufca në takim me kryeparlamentarin austriak, Sobotka, ka thënë se është thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeparlamentari austriak, Wolfgang Sobotka në takimin e tyre në Austri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të enjten, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Austri, ndërsa në takimin me homologun e tij austriak, Wolfgang Sobotka, e ka falënderuar për ndihmën ndaj shtetit të Kosovës në të gjitha proceset.

Kryeparlamentari Konjufca në një postim në Facebook, ka shkruar se do të forcohen edhe më tutje marrëdhëniet me shtetin austriak.

“Sot, në vizitën time zyrtare në shtetin e Austrisë, pata kënaqësinë që të takohem me kryetarin e Parlamentit, Këshillit Kombëtar të Austrisë, mikun tim Wolfgang Sobotka”, ka shkruar Konjufca.

Ai, ndër të tjera, ka thënë se është thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit qe një kohë të gjatë.

“Shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria po i jep procesit të integrimit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeparlamentari austriak, Wolfgang Sobotka në takimin e tyre në Austri

Ai, ndër të tjera, ka thënë se është e nevojshme forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes dypalësh, e në veçanti për promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të forcohen edhe më shumë lidhjet historike, miqësore e kulturore midis vendeve dhe popujve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika