Konjufca fton qytetarët në veri të votojnë: Mos e humbni rastin
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që të votojnë në zgjedhjet në veri të vendit. Gjersa e ka quajtur situatën e deritanishme në veri si “të qetë” dhe “demokratike”, Konjufca ka thënë se votat do të kenë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale […]
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që të votojnë në zgjedhjet në veri të vendit.
Gjersa e ka quajtur situatën e deritanishme në veri si “të qetë” dhe “demokratike”, Konjufca ka thënë se votat do të kenë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale dhe jo vetëm.
“Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike, po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më e mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara. Prandaj, i ftoj qytetarët me të drejtë vote të këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale. Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj”, ka shkruar Konjufca.
E diela e 23 prillit është data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Që të tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë mbetur pa kryetarë të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.
Në garë për kryetarë të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.















