Konjufca: Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm në këtë betejë

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se në momente të tilla, tashmë kur një 35-vjeçare shtatzënë është privuar nga jeta dyshohet nga bashkëshorti i saj me të cilin raportohet të ketë qenë në proces të divorcit, nuk ka fjalë që përshkruajnë mllefin dhe dhimbjen.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se ngjarje si këto në kohën kur po shënohet fushata globale kundër dhunës me bazë gjinore, tregon domosdoshmërinë për përkushtim dhe reagim institucional dhe shoqëror.

“Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm në këtë betejë. Iu bej thirrje institucioneve të rendit të bejnë çmos që ta kapin vrasësin. Kurse institucioneve të drejtësisë që t’ia japin dënimin e merituar. Bashkëndiej me familjen, të afërmit dhe miqtë e viktimës dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika