Konjufca: Jasharët zbatuan parimin ideal të jetës, “Liri a vdekje”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur se sakrifica madhështore e familjes Jashari ka ngritur kombëtarisht nivelin më të lartë të dinjitetit dhe të krenarisë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në seancën e sotme solemne për 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka thënë se sakrifica madhështore e familjes Jashari ka ngritur kombëtarisht nivelin më të lartë të dinjitetit dhe të krenarisë.

“Ademi, Hamza, me bacën Shaban, u sakrifikuan kolektivisht në luftën për liri. Ata zbatuan parimin ideal të jetës, “Liri a vdekje” ka thënë Konjufca.

“Liria është si ajri, por ajo nuk rri pezull, ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët shtrihen thellë në tokën e të parëve”, është shprehur ai.

Madje, mes të tjerash, ai ka cituar edhe një shprehje të heroit Hamëz Jashari, i cili kishte thënë se “Do të jemi këtu, sepse nuk kemi ku të shkojmë; Guri i rëndë peshon në vend të vet”.

Më tej, Konjufca ka theksuar se sa të ekzistojë kombi shqiptar, në Prekaz do të shkojnë shqiptarët që të frymëzohen, thekson ai, aty ku është ngjizur liria.

Në këtë seancë kanë folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndryshe, gjatë kësaj seance, këngëtarët e mirënjohur shqiptarë që i kushtuan këngë gjithëherë atdheut performuan veprat e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ishte Shkurte Fejza që përformoi “Mora fjalë” dhe Ilir Shaqiri – “Sërish vjen marsi”.

Kujtojmë që më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, ndërsa më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika