Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po përgatiten për një sulm të ri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se institucionet e shtetit kanë informacione të sakta se qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës. Por, Konjufca ka theksuar e institucionet e sigurisë të Kosovës janë në vigjilencë dhe të gatshme gjithmonë për çfarëdo sulmi apo […]
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se institucionet e shtetit kanë informacione të sakta se qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.
Por, Konjufca ka theksuar e institucionet e sigurisë të Kosovës janë në vigjilencë dhe të gatshme gjithmonë për çfarëdo sulmi apo provokimi nga ana e Serbisë.
“Derisa ne po flasim këtu, institucionet tona kanë informacione të sakta se një grup tjetër prej qindra personash po bëjnë të njëjtën gjë, po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë. Por, ne jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë, që ta përballin çfarëdo që na vjen ose sulm ose provokim nga ana e Serbisë”, ka deklaruar ai në konferencë për medie të hënën.
Po ashtu, Konjufca ka folur edhe për tri kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i kishte paraqitur në takimin e fundit në Bruksel, të cilat presidenti serb nuk i kishte pranuar.
Konjufca ka theksuar se si institucione qëndrojnë të unifikuar për këto kushte.
“Ne si institucione mendoj se qëndrojmë të unifikuar sa i përket këtyre tri kushteve. Serbia e ka marr pozicioni që nuk e zbaton marrëveshjen, për Kosovën ajo marrëveshje ishte mjaft e favorshme… Serbia nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe mbi bazën e mosnënshkrimet nuk po e zbaton atë. Pra zoti Kurti e ka vendosur që të sqarohet më parë nënshkrimi. E dyta për kriminelët Radojiçiq që e ka pranuar fajin, ai ndodhet i lirë në Serbia dhe vepra e tij në Serbi po trajtohet me e lehtë se ai ta kishte shkelur ndonjë rregull trafiku. E ka mbrojtjen shtetërore të Serbisë…”, ka deklaruar mes të tjerash ai.
Konjufca, pas takimit me homologen e tij sllovene, ka vlerësuar mbështetjen e Sllovenisë dhe ia ka shprehur shqetësimin për tendencat destabilizuese të Serbisë në rajon.
Konjufca: S’mund të flasim për paqe në rajon, pa u dënuar kryesit e sulmit në Banjskë















