Konjufca kërkon që të thellohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Greqisë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca gjatë qëndrimit të tij në Athinë të Greqisë, ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e parlamentit grek, nga i cili ka kërkuar thellim të bashkëpunimit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca me kryetarin e parlamentit grek Konstantin Tassoulas.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në shtetin e Greqisë, është pritur në një takim dypalësh nga kryetari i Parlamentit të Republikës Helene z. Konstantin Tassoulas.

Konjufca i cili po qëndron në Athinë, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ka thënë se nga Tassoulas ka kërkuar bashkëpunim ndërpalamentar në mes të Kosovës dhe Greqisë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca me kryetarin e parlamentit grek Konstantin Tassoulas.

“E falënderova z. Tassoulas për përkrahjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë etapave shtetndërtuese, si dhe kërkova prej tij thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve tona. Kryetari i Parlamentit të Republikës Helene z. Tassoulas shprehu falënderimet e tij për diskutimet konstruktive të delegacionit tonë nga Kosova dhe na siguroi se vendi i tij do të vazhdojë qasjen konstruktive ndaj Kosovës”, thuhet në postimin e kryeparlamentarit Konjufca.

Sipas Konjufcës, në këtë takim kanë diskutuar edhe për zhvillimet globale dhe se janë pajtuar me homologun e tij se “përpjekjet për ruajtjen e paqes duhet të intensifikohen”.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca me kryetarin e parlamentit grek Konstantin Tassoulas.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika