Konjufca: Kosova do të vazhdojë të kontribuojë në nismat ndërkombëtare kundër terrorizmit politik

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në takimin ministror për rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik, të organizuar në Washington D.C. nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca e cilësoi të rëndësishme pjesëmarrjen e Kosovës në këtë ministerial, duke theksuar se ajo i mundëson vendit të japë kontribut në përpjekjet ndërkombëtare për parandalimin e terrorizmit politik dhe forcimin e mekanizmave të sigurisë.

“Sot në Washington D.C. mora pjesë në takimin ministror mbi rritjen e rrëzikut nga terrorizmi politik, të organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ministerial është e rëndësishme, sepse i jep mundësinë vendit tonë të kontribuojë në parandalimin e terrorizmit politik dhe forcimin e mekanizmave që mbrojnë shoqëritë tona nga ky kërcënim. Kjo dukuri po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë, duke shfrytëzuar rrjetet ndërkombëtare, financimin dhe hapësirën digjitale për të cenuar stabilitetin dhe institucionet demokratike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë më i afërt dhe partneri ynë strategjik. Bashkëpunimi me SHBA-në dhe me vendet partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për mbrojtjen e vlerave mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona.
Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i shërben paqes e sigurisë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika