Konjufca: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të KiE-së

Në këtë takim u diskutua rreth angazhimit për fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë dhe bashkëpunimin me zyrën e KiE në Kosovë për këto qëllime të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në takim shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Në këtë takim u diskutua rreth angazhimit për fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë dhe bashkëpunimin me zyrën e KiE në Kosovë për këto qëllime të përbashkëta.

“Kryeparlamentari Konjufca tha se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu edhe përkushtimin për punë parlamentare sa më rezultative në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Po ashtu, kryetari Konjufca ia uroi Mary Ann Hennessey detyrën e saj të re si shefe e zyrës së KiE në Kosovë, “duke qenë i bindur se së bashku do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin dhe punën në drejtim të synimeve të përbashkëta”.

Shefja e zyrës së KiE në Kosovë, Mary Ann Hennessey, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shprehur gatishmëri për të vazhduar punën e përbashkët për forcim të mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika