Konjufca: Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme

I pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në natën e ndrrimit të motëve ka thënë se “Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme”

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që viti i ri të sjell shëndet e lumturi në familjet e secilit.

Konjufca theksoi se po e lëmë pas edhe një vit, “së bashku me të mirat dhe sfidat që na shoqëruan”.

“Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin”, ka thënë Konjufca.

Konjufa tha se “Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme”.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika