Konjufca në Forumin Diplomatik të Antalias: Turqia riafirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në edicionin e sivjetëm të Antalya Diplomacy Forum, ku u zhvillua takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6).

Takimi u organizua nga Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan ku edhe mblodhi përfaqësuesit kryesorë diplomatikë të rajonit për të diskutuar zhvillimet aktuale dhe sfidat e përbashkëta.

Sipas Konjufcës, gjatë këtij takimi u ritheksua përkushtimi i Turqia për të qëndruar afër vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj rajonit, në një kohë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal konsiderohen më të rëndësishëm se kurrë.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimi i tyre në rajon dhe më gjerë, duke theksuar nevojën për një qasje të përbashkët përballë sfidave globale.

Ky forum vazhdon të shërbejë si një platformë e rëndësishme për forcimin e dialogut diplomatik dhe koordinimin ndërmjet vendeve të rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika