Konjufca në KS të OKB-së: Serbia të njohë Kosovën dhe të mos bllokojë integrimin euroatlantik të rajonit

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), i bëri thirrje Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të mos pengojë integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, duke mos e mbajtur peng gjithë shoqërinë e rajonin të një hegjemonie të tillë”, u shpreh ai.

Konjufca theksoi se Kosova ka zhvilluar procese zgjedhore të rregullta dhe ka ndërtuar institucione të pavarura e demokratike që garantojnë stabilitetin në vend. Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë.

“Beogradi ka vazhduar të luajë rolin e vet destruktiv duke u përpjekur që të ndërhyjë në zgjedhje duke u përpjekur për ta mbështetur Listën Srpska në zgjedhjet në Kosovë. Ne kemi penguar ndërhyrjet e tilla të huaja dhe kemi arritur ta ruajmë integritetin”, tha ai.

Më tej, kryediplomati kosovar deklaroi se Serbia mbetet pengesë për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Jemi shtet paqedashës, asnjëherë s’kemi ndërhyrë në shtetet e tjera apo në politikat e tyre të brendshme. Përkundër agresionit të Serbisë dhe kërcënimeve të tyre hibride ndaj shoqërisë dhe institucioneve të saj, Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet e veta ndërshtetërore, fqinjësore. Megjithatë, pengesa ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mbetet Serbia që as nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e as t’i bashkohet BE-së. Ata përpiqen t’i mohojnë rajonit tonë stabilitetin e integrimin e plotë këtij rajoni në struktura euroatlantike”, u shpreh ai.

Konjufca hodhi poshtë edhe pretendimet e kryediplomatit serb Marko Gjurić për shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë, duke theksuar se vendi ka ndër mekanizmat më të avancuar në Evropë për mbrojtjen e pakicave.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika