Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime faktike dhe përmbajtësore.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen për Kosovën, Konjufca ka shprehur pritjen që këto gabime të korrigjohen gjatë procesit të apelit.
“Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime në fakte dhe në përmbajtje. Ne presim që këto gabime të korrigjohen në procesin e apelit. Drejtësia duhet të jetë e paanshme, të mbështetet në fakte dhe prova dhe të garantojë një proces të drejtë për të gjithë”, është shprehur Konjufca.
Konjufca në OKB: Sovraniteti i Kosovës nuk është i negociueshëm, as drejtësia për Banjskën