Konjufca në Shkup zhvillon takime me liderët e opozitës shqiptare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar të mërkurën në Shkup për të shprehur mbështetjen e tij ndaj VLEN-it, opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai shoqërohej gjatë vizitës së tij nga figura kryesore të koalicionit VLEN, duke përfshirë Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Shkup duke shprehur kështu mbështetjen ndaj opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Konjufca u shoqërua gjatë vizitës së tij nga disa liderë të opozitës shqiptare, duke përfshirë kandidatin për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi.

Në një postim në Facebook, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka thënë se biseda me kryeparlamentarin Konjufca ishte plot optimizëm.

“Sot kafen e pimë me një mik të veçantë, me kryekuvendarin e Kosovës, Glauk Konjufcën, në Çarshinë bujare të Shkupit. Shëtitje e bisedë plot optimizëm, me Glaukun që frymëzon vrull, për shumë fitore të reja”, ka shkruar Mexhiti.

Ndërsa, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, e lavdëroi Konjufcën si një politikan të denjë që përfaqëson vullnetin e popullit të tij.

“Bashkë me Arbenin, Izetin, Afrimin dhe Bekimin sot pritëm në Shkup z. Glauk Konjufca, politikanin që përfaqëson në mënyrë më të denjtë popullin e Kosovës. Është nder dhe kënaqësi që kryetari i Kuvendit të Kosovës, përcjell me përkushtim vizionin e VetVendosjes që shqiptarët, kudo që janë, të jetojnë me kokën lartë, me dinjitet dhe krenarë. Nuk ka shembull më të mirë të një politikani si Glauku, i cili veprimet politike i ka të ndërtuara sipas vullnetit dhe nevojave të popullit të tij dhe jo sipas vullnetit të oligarkëve dhe kundërshtarëve të popullit shqiptarë”, ka shkruar Kasami.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe zyrtarisht ka marrë pjesë në tubime që i organizon koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN”, të cilin e përkrah dhe brenda listave të të cilëve ka futur kandidatë për deputetë nga radhët e LVV-së.

Maqedonia e Veriut në fund të prillit dhe në fillim të majit do të përballet me procese elektorale.

Fillimisht do të jenë ato presidenciale, raundi i parë më 24 prill, ndërsa i dyti më 8 maj, së bashku me ato parlamentare.

Në zgjedhjet presidenciale do jenë dy kandidatë shqiptarë nga 7 gjithsejtë. Bujar Osmani nga koalicioni “Fronti Evropian” – që përbëhet nga disa parti shqiptare dhe parti të minoriteteve – i ideuar nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika