Konjufca në takim virtual me kryeparlamentaren polake, Elzbieta Witek

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim virtual me kryetaren e Parlamentit të Polonisë, Elzbieta Witek, të cilët gjatë këtij takimi kanë bisduar për tema të ndryshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë takimit virtual me kryetaren e Parlamentit të Polonisë Elżbieta Witek.

Në komunikatën për media nga Kuvendi i Kosovës shkruhet se gjatë këtij takimi virtual u trajtuan tema të ndryshme dhe me rëndësi për Kosovën, rajonin, Poloninë, Evropën dhe botën.

Kryetarja e Parlamentit, Witek ka njoftuar kryetarin, Glauk Konjufca rreth sfidave nëpër të cilat Polonia është duke kaluar.

“Ajo theksoi se shteti i saj tashmë ka pranuar më shumë se tre milionë refugjatë nga Ukraina, si dhe njoftoi që Parlamenti i Polonisë deri më tani ka miratuar pesë rezoluta mbi agresionin rus dhe Ukrainën. Poashtu znj. Ëitek kërkoi të ketë sa më shumë solidaritet, bashkëpunim dhe harmonizim të të gjitha shteteve përkitazi me sanksionet kundër këtij agresioni”, është shprehur ajo.

Konjufca e njoftoi homologen e tij polake lidhur me miratimin e rezolutës së Kuvendit për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, harmonizimin e politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së dhe SHBA-së mbi sanksionet kundër Rusisë.

Takimi virtual

Gjithashtu Konjufca e njoftoi kryetaren se, Kosova ka marrë vendim të akomodojë 5000 refugjatë dhe 20 gazetarë ukrainas.

“Në këtë krizë globale ne jemi rreshtuar përkrah popujve liridashës dhe demokratik, meqë edhe vetë kemi qenë viktimë e agresionit serb. Për më tepër pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia ndikon drejtpërdrejt edhe në sigurinë rajonale e më gjerë”, shkruhet më tutje në njoftim.

Gjithashtu kryetari Konjufca ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Polonisë që i është dhënë shtetit tonë, ku Poloninë e ka konsideruar si mik të Kosovës.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se sfidat e fundit të sigurisë globale kërkojnë unifikim dhe shprehen gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe bashkëpunimin e dimensionit parlamentar në mes të dy shteteve tona.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika