Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, nga Haga ka deklaruar se pret aktgjykim lirues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“…Ne presim vetëm një vendim – aktgjykim lirues. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse dhe kishte vetëm një qëllim – qëllimin e lirisë të popullit tonë dhe stopimin e gjenocidit që bëhej nga forcat paramilitare të Serbisë”, është shprehur Konjufca.
Kujtojmë se ka mbetur më pak se një orë që nga nisja e seancës ku do të jepet verdikti final për katërshen e UÇK-së.