Konjufca: Nuk e di nëse ndonjë gjenocid në botë të ketë pasur më pak drejtësi se në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se masakra e Abrisë është njëra nga krimet më mizore dhe akt i qartë i gjenocidit që shteti i Serbisë me aparatin e vet policor dhe ushtarak ka bërë mbi shqiptarët e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave në Abri të Epërme, në nderim të të vrarëve në masakrën e 26 shtatorit 1998, të kryer nga forcat pushtuese serbe.

Pas homazheve kryetari Konjufca ka thënë se masakra e Abrisë është njëra nga krimet më mizore dhe akt i qartë i gjenocidit që shteti i Serbisë me aparatin e vet policor dhe ushtarak ka bërë mbi shqiptarët e Kosovës.

Ai këtë ditë e konsideroi ditë dhimbjeje por edhe krenarie.

“Nuk di ndonjë gjenocid në botë për të cilin të ketë pasur më pak drejtësi se sa në rastin e popullit tonë. Nëse kemi parasysh numrin prej 12 mijë qytetarësh tanë të vrarë nga shteti serb dhe në anën tjetër numrin e të dënuarve për të gjitha këto vrasje, është me të vërtetë pikëlluese. Kjo plagë po vazhdon ende, sepse përveç masakrave të kryera dhe mungesës së drejtësisë për 24 vite, mbi 1600 qytetarë të Kosovës ende nuk janë gjetur.  Natyrisht dihet që Serbia si shtet gjenocidal i mban ata dhe nuk i kthen“, ka thënë Konjufca.

Kreu i Kuvendit potencoi se kjo është një betejë e papërfunduar dhe se liria kompletohet kur shkon bashkë me drejtësinë.

“Kjo na obligon edhe më shumë si institucone, që përveç se t’i kujtojmë dhe nderojmë, ta ngrisim zërin dhe të bëjmë edhe më shumë kudo që na jepet mundësia, nëpër forume e institucione të rëndësishme të botës, për t’u treguar atyre dhe për t’i bindur se kush është Serbia e vërtetë”.

Ai ka theksuar se institucionet duhet t’i ngrisin kapacitetet.

“Ti kryejnë vet disa punë të shtëpisë, të cilat na takojnë e që nuk i kemi kryer kurrë, siç është hetimi dhe argumentimi i krimeve të luftës e i ndjekjes së kriminelëve, të cilët ende janë të lirë në Serbi dhe shpesh herë po marrin edhe poste të larta instituconale në këtë shtet“, shtoi Konjufca.

Dëshmia e të mbijetuarit nga masakra e familjes Deliu





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika