Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta për konstituimin e Kuvendit

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson që procesi aktual i konstituimit të Kuvendit po zhvillohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe se situata nuk është “dramatike”, siç po interpretohet nga opozita.

Sipas tij, themelimi i Kuvendit mund të zgjasë më shumë se një ditë, ndërsa për çështjen e afatit prej 24 orësh për përfundimin e seancës konstituive, ai tha se ekzistojnë interpretime të ndryshme nga ekspertët kushtetues.

“Ne nuk mendojmë që është shkelur Kushtetuta. Për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve, prej zgjedhjeve të shkurtit ka qenë duke u interpretuar. I patëm disa momente edhe vitin e kaluar kur ishin të paqarta. Diskutimi ka të bëjë me ditën e mbajtjes së seancës dhe a e përbën një entitet të vetëm dhe a duhet të përfundojë brenda 24 orëve mbajtja e seancës apo jo. Sipas disa ekspertëve, të cilët kanë interpretime të ndryshme, mund të zgjasë edhe më shumë se 24 orë. Kështu është duke ndodhur edhe tash, po zgjat më shumë se një ditë. Nuk është dramatike qysh po e interpreton opozita, është pjesë e formësimit të mëtejshëm kushtetues të vendit tonë. Kur do të thirret seanca, nuk mund ta caktoj unë”.

Tutje, Konfjuca foli edhe për dialogun politik, për çka tha se përpjekjet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, do të vazhdojnë sërish karshi PDK-së, LDK-së e Aleancës.

“Unë mendoj që konstituimi mund të zgjasë më shumë se një ditë. Kurti do t’u drejtohet sërish, kurrë nuk do të lodhemi nga dialogu politik, do të vazhdojnë përpjekjet edhe PDK-ja, edhe LDK-ja e Aleanca. Çdo dëm që ju po e konsideroni është më i vogël se ajo çka pamë në seancë, dhuna ndaj kryeministrit dhe ndaj deputetëve tanë. A thonit keq edhe atëherë? Nëse është keq, është keq edhe kësaj radhe. Është më pak dëm sesa të shkohet në zgjedhje të reja, të dy këto dëme janë më të mëdha. Nuk është duke u shkelur Kushtetuta”, deklaroi Konjufca.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika