Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca në lidhje me takimin e djeshëm në Bruksel ka thënë se nuk mund të pranohen të gjitha marrëveshjet duke theksuar se nuk do ta lejojnë bosnjëzimin e Kosovës

FOTO:KP

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se jo të gjitha marrëveshjet me Serbinë mund t’i pranojë Kosova.

Ai ka thënë se nuk mund të pranohet bosnjëzimi i vendit, derisa ka shtuar se kryeministri Albin Kurti e ka ekipin e vet që t’i analizojë ato nëse janë me interes apo jo.

“Jo të gjitha marrëveshjet mund t’i pranojmë, ne e analizojmë, kryeministri e ka ekipin e vet, dhe vetë atje është për këtë punë që t’i analizojë nëse ato janë në interes të Kosovës apo jo…Ne nuk do të lodhemi kurrë që edhe më tutje të argumentojmë me Bashkësinë Ndërkombëtare që kjo është një pozicionim prej të cilës Kosova nuk mund të heqë dorë. Po të hiqte dorë, mund të çojmë në bosnjëzimin e Kosovës. Populli e ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje përpos arsyeve të tjera, unë mendoj që njëra prej arsyeve kryesore, qendrore pse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar para dy vjetëve, me e stopu këtë proces të bosnjëzimit të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai adresoi kritika për BE-në, për të cilën, tha se ka qasje të pabalancuar mes dy vendeve.

Sipas tij, kërkesat e Serbisë janë bërë plan i Bashkimit Evropian.

“Mua më duket e pabalancuar, sepse të gjitha kërkesat që parashtrohen në drejtim të Kosovës korrespondojnë me ato që na i kërkon neve vetë Serbia, sikur dorëheqja pa kurrfarë procedure e kryetarëve të komunave, zhvleftësimi i procesit demokratik edhe i ligjshmërisë së institucioneve tona, të gjitha këto janë kërkesa të Serbisë dhe fatkeqësisht Bashkimi Evropian po na i kërkon këto. Ne nuk mund ta shkelim shtetin tonë. Do të shkojë përmes kushtetutshmërisë, përmes ligjeve, të cilat kanë parashikueshmëri. Është transparent procesi se kur japin kryetarët e komunave dorëheqje se çka ndodh në Republikën e Kosovës. Kjo do të ndodhte edhe në komunat e tjera, jo vetëm në atë të veriut. Sot, një kryetar i pjesës së këtyre komunave të tjera nëse jep dorëheqje, organizohen zgjedhjet”, ka vijuar Konjufca.

Këto deklarata Konjufca i bëri pas shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë në Kuvendin e Kosovës./KP

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika