Konjufca: Opozita përmes presidentit po tenton ta rrëzojë Qeverinë

Zëvendëskryeministër i Kosova Glauk Konjufca ka deklaruar se vendi po përballet me një krizë të re politike, të cilën e lidh me veprimet e opozitës për të penguar zgjedhjen e presidentit dhe për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve.

Sipas tij, kjo është kriza e tretë politike në vitet e fundit, duke akuzuar partitë opozitare për koordinim të veprimeve me qëllim rrëzimin e qeverisë.

“Dhe kriza e tretë është kriza të cilën po e kalojmë tash. Kjo është bashkimi i subjekteve parlamentare, këto opozitare për me e shfrytëzua çështjen e presidentit që përmes pamundësimit të kuorumit të çojë në zgjedhje. E cila është shpresa e tyre? Shpresa e tyre është që përmes kësaj, përmes shfrytëzimit të institucionit tjetër, të një institucioni tjetër edhe pra që është presidenti që nuk ka lidhje me qeverinë, ne mundemi me rrëzua qeverinë”, ka thënë Konjufca.

Ai rikujtoi edhe dy krizat e mëparshme politike, të cilat, sipas tij, kanë pasur në thelb mospranimin e rezultateve zgjedhore nga opozita.

“Nëse duam ta konceptualizojmë atë që ka ndodhë, në vëmendje prej vitit 2019 në Kosovë nga aspekti i krizave. Atëherë mund të them që tri kriza na kanë ndodhur në katër palë zgjedhje për shtatë vjet. Dhe këto tri kriza e kanë pasur formën edhe arsyen themelore përpjekjen për mospranim të rezultatit zgjedhor, a s’ka mund me thënë ndoshta edhe përpjekje për përmbysje të rezultatit zgjedhor si reflektim i vullnetit të popullit. Kriza e vitit 2020 e ka pasur formën e prishjes LDK-ja nga koalicioni me vetëvendosjen edhe përmes bashkëpunimit me PDK-në rrëzimin e qeverisë Kurti 1. Po unë po flas vetëm prej momentit kur ka fitu Lëvizja Vetëvendosje, kur ka dalë e para në zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje na kanë ndodhë tri kriza”, është shprehur ai.

Konjufca përmendi edhe krizën e dytë gjatë vitit 2025, të cilën e lidhi me bllokimin e formimit të qeverisë nga partitë opozitare.

“Kriza e dytë ndodhi nga bashkimi i të tri partive politike, i të tri grupeve atëherë politike opozitare për bllokimin që të themelohet qeveria Kurti 3 dhe këtë bllokadë e pamë për gjatë gjithë vitit 2025. Cili ishte qëllimi? Mandati ishte i qartë lëvizja vetëvendosje i fitoi mbi 42 për qind. Populli tha kryeministër duhet me qenë Albin Kurti dhe faktikisht u pamundësu. Kjo prej shkurtit të vitit 2025 deri në dhjetor kur kjo krizë, kjo bllokadë e grupeve parlamentare opozitare na çoi në zgjedhje si mundësi e daljes nga kjo krizë. Sepse shteti këtë mekanizëm e ka”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika