Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me shitblerje të energjisë

“Njerëz që blejnë dhe shesin energji nuk ke në Lëvizjen Vetëvendosje”, kështu u shpreh nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, lidhur me çështjen e energjisë në vend.

Konjufa, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia, anëtarët e së cilës, sipas tij, më së shumti kanë familjarë që merren me shitjen e blerjen së energjisë elektrike në vend.

“Kurrë s’kam dhënë tenderë, por e di që Urani shokëve të tij u ka dhënë nga Oda Ekonomike një shokut tënd për shembull? E dyta në energji nuk ka më shumë familjarë se LDK-ja që janë në shitblerje të energjisë prej njerëzve familjarë të kryetarit tënd e edhe familjarë tutë. Njerëzit që blejnë edhe shesin energji nuk i ki në Vetëvendosje, njerëzit që më së shumti prej LDK-së prej Janinës e deri tek Visari janë drejtpërdrejt në ARBK për shitblerje të energjisë. Nuk janë në Vetëvendosje njerëzit e tillë”, u shpreh Konjufca.

 

Të fundit nga rubrika