Konjufca për masakrën e Hallaqit: Sakrifica për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në 23 vjetorin e masakrës së fshatit Hallaq të Lipjanit, përkujtoi martirët, duke vendosur kurora lulesh në memorialin e të rënëve të këtij fshati

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e 23 vjetorit të masakrës së fshatit Hallaq të komunës së Lipjanit, ka thënë se sakrifica e bërë për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë.

Ai, teksa ka përkujtuar martirët, ka vendosur kurora lulesh në memorialin e të rënëve të këtij fshati, ku ka theksuar se krenaria është baraz me dhimbjen.

“Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm”, është shprehur Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Sipas njoftimit nga zyra e kuvendit të Kosovës, Konjufca ka thënë se përvjetorët e këtyre masakrave shtojnë dhimbjet e familjarëve të të rënëve.

“Duke çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përvjetorët e këtyre masakrave, dhimbja dhe pikëllimi i familjarëve vetëm sa shtohet”.

Në vazhdën e nderimeve të martirëve dhe dëshmorëve, kryeparlamentari Konjufca gjithashtu bëri homazhe para lapidarit të të rënëve në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës.

Ai vendosi kurora lulesh duke çmuar sakrificën e secilit që dha jetën për liri.

Ndërkaq, të hënën e 18 prillit, gjatë tubimit përkujtimor në 23 vjetorin e masakrës serbe në rajonin e Llapit dhe Gollakut, Konjufca ka thënë se teksa Kosova po i kujton të rënët për liri, Serbia po bën homazhe te ish-kryetari i saj, Sllobodan Millosheviq, për fajin e të cilit vdiqën mbi 160 mijë civilë në shumë vende të Ballkanit.

Ai ka theksuar se përgjegjësi i këtyre masakrave të kryera është shteti i Serbisë që me ushtrinë, policinë, me aparatin shtetëror e paramilitarët, i ka kontrolluar e i ka urdhëruar për të gjitha këto krime me mbi 300 masakra anë e kënd Kosovës.

“Jemi mbledhur këtu që t’i kujtojmë 227 të rënët që kanë dhënë jetën për lirinë e popullit tonë. Vetëm gjatë luftës së fundit gjenocidi i Serbisë i ka vrarë mbi 12 mijë qytetarë shqiptarë në Kosovë dhe përgjegjësi është shumë i qartë, ky është shteti i Serbisë”, kishte thënë Konjufca.

Varrezat e dëshmorëve në Prishtinë

Teksa i ka renditur krimet e Serbisë të kryera në Kosovë gjatë luftës, Konjufca ka thënë se Serbia ende nuk ka ndryshur drejtim.

Derisa i ka nderuar e kujtuar të rënët për liri, Konjufca ka potencuar se dëshmorët që e dhanë jetën me pushkë në dorë e martirët që e derdhen gjakun për lirinë e Kosovës, e kanë dhënë jetën që fëmijët të mund të jetojnë të lrië e ta gëzojnë Kosovën e lirë.

Konjufca: Ne po i nderojmë të rënët për liri, kurse Serbia kasapin e vet

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika