Konjufca për planin evropian: Sjell njohje të fuqishme de-facto

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se plani evropian, të cilin e ka pranuar Kosova, nuk e sjellë njohjen de-jure nga Serbia, por sjellë njohje të fuqishme de-facto.

Kjo sipas tij, nuk është njohje klasike si njihen zyrtarisht dy shtete, por është njohje në mënyrë indirekte.

Ky plan sipas Konjufcës, bën që Serbia t’ia njoh Kosovës, letërnjoftimet, ta trajtojë si të barabartë dhe të mos ndërhyjë në arenën ndërkombëtare si dhe në punët e brendshme.

“Plani evropian është njohje e fuqishme de-facto e kam thënë në fillim që nuk është de-jure. E dimë praktikën si njihen shtetet, me procedura juridike të plota, ndërtohet njohja verbale është në vullnetin e shteteve a duan të hapin ambasada, kjo nuk është njohje de jure por e ka formën e njohjes de-facto. Cka është njohja de facto, është kur një shtet tjetër pajtohet që ti ekziston si shtet i pavarur, që merr zotimet të mos përzihet në punët e brendshme, të mos përzihet në arenën ndërkombëtarë, t’i njoh krejt cka prodhon ti, dokumentet, targat gjithçka që prodhon Kosova me logo të Kosovës, pa kurrfarë fusnote të barabartë si shtete”, ka thënë ai në ATV.

Konjufca, tha se nuk pret që Serbia ta nënshkruajë marrëveshjen as në takimin e 18 marsit që pritet të mbahet në Ohër.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika