Konjufca për vizitën në Hagë: I kam takuar të gjithë, përveç Sali Mustafës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Hagë, është takuar me të gjithë pos Salih Mustafës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Hagë, ku po mbahen në paragjykim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është takuar me të gjithë pos Salih Mustafës.

Ai ka theksuar se qëndrimi i tij për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar.

“Sikur kam menduar kur kam qenë në opozitë edhe tash në pushtet mendoj që kjo gjykatë është e padrejtë. Gjendja e ish-krereve të UÇK-së është e mirë. Edhe ata mendojnë që po mbahen padrejtësisht atje. Kam takuar të gjithë, përveç Sali Mustafës. Siç e dini për Salih Mustafën është një proces më i ndërlikuar, ai ka qenë në një izolim deri para një muaji”,  është shprehur Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Sipas tij, kjo gjykatë është absolutiste dhe nën kontroll të askujt.

“Ishte një vizitë e rëndësishme dhe e domosdoshme sipas mendimit tim. Kjo është një gjykatë që nuk haset askund në botë, është sui generis. E kemi kritikuar dhe e kemi kundërshtuar, pasi qysh në pikënisje ka lindur me një problem që është kundërshtuar vazhdimisht. Kjo gjykatë është themeluar për krime të pretenduara të UÇK, kjo është një defekt i madh të cilin e kemi kritikuar vazhdimisht. Në Kosovë ka ndodhur gjenocid mbi popullin e pafajshëm. Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovë janë vrarë në Kosovë. Rreth 20 mijë gra janë të dhunuara në Kosovë si dhe dëmet janë dhjetëra miliona”, tha Konjufca.

Sipas tij, nëse ndodh që të konfirmohet aktakuza ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, do të dëmtohet UÇK-ja në tërësi dhe po ashtu bazat e shtetndërtimit të Kosovës.

Ndryshe, të shtunën e 18 qershorit, Konjufca kishte takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën.

Gjatë qëndrimit të tij, më 18 qershor, është takuar me ish-kryetarin e kuvendit, Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën.

Kurse një ditë më vonë, më 19 qershor, ka takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika