Konjufca përgjigjet njëherë e mirë se a ishte termi ‘frizerkë’ për Vjosa Osmanin?

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur sërish për termin “frizerkë” që u përdor gjatë një tubimi në Ferizaj, nga person aty e që u interpretua si tallje e ofendim politik me qëllim të denigrimit ndaj ish-presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Konjufca, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se në asnjë mënyrë ky term nuk ishte drejtuar Osmanit, madje ai thotë se as personin që e përdori këtë term në atë tubim nuk e njeh fare dhe i njëjtë sipas Konjufcës u mundua t’i japë një kahje tjetër.

“Absolutisht jo, dhe nuk e kam përqesh këtë profesion përkundrazi i kam kritikuar ata që mundohen me përqesh – ata që e përdorin në mënyrë pezhorative jam mundu me ju spjegu që është një profesion fisnik prej të cilit fitojnë e mbajnë familjet e tyre shumë gra e vajza dhe kam thënë që në mesin e profesioneve duale që kemi shtuar është njëri prej profesioneve që e zgjedhin shumë vajza. Ajo ka qenë një shkëputje e një personi që as nuk e kam ditë e as nuk e kam njohur më herët edhe i cili është mundu me ia dhënë një kahje tjetër”, u shpreh Konjufca.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika