Konjufca: Përkulemi para atyre që u vranë nga Serbia vetëm pse ishin shqiptarë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se është një ditë frymëzimi dhe kërkon përkulje ndaj atyre që dhanë jetën për liri.

Në seancën solemne në Kuvend, kryeparlamentari tha se duhet të “përkulemi para atyre që u vranë nga Serbia vetëm pse ishin shqiptarë”.

“17 shkurti është dita e frymëzimit, prandaj duhet të përkulemi para atyre që dhanë jetën për liri. Përkulemi para atyre që u vranë nga Serbia vetëm pse ishin shqiptarë. Në themelin e shtetit tonë qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Ibrahim Rugovës e ideali i Adem Demaçit”, tha Konjufca.

Tutje, ai shtoi se në zemër mbetet kujtimi për të gjithë ata që nuk ju trembën burgjeve, ata të cilët nëpër demonstrata i dolën përballë tankeve e policëve të Serbisë, minatorët e studentët, profesorët, intelektualët e akademikët, aktivistët e veprimtarët ekonomikë, të cilët nuk kursyen asgjë për Republikën e Kosovës.

“I kujtojmë po ashtu deputetët e 2 korrikut e 7 shtatorit, por mbi të gjitha i përkulemi popullit tonë të pamposhtur. Në këtë frymë të lirisë u edukuam vetë, dhe në më këtë frymëzim do t’i rrisim fëmijët tanë”, ka theksuar Konjufca.

Konjufca tha se Kosova duroi shumë e gjatë, deri kur bota demokratike u bind se Kosova ka të drejtë e kur bota e pa që populli i Kosovës më parë e jep jetën për liri, sesa i nënshtrohet Serbisë.

“Në mendje janë gjithmonë edhe miqtë e Kosovës, pa të cilët tha rruga e Kosovës do të ishte e pamundshme”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet qëkur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika