Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim eurodeputetin Riho Terras, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, procesin e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, si dhe integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës.

Sipas njoftimit, Konjufca ka vlerësuar mbështetjen që Parlamenti Evropian i ka dhënë aspiratave evropiane të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e Terrasit.

“Zëvendëskryeministri Konjufca vlerësoi rolin e Parlamentit Evropian në mbështetjen e aspiratave evropiane të Kosovës dhe e falënderoi z. Terras për angazhimin e tij në raport me zhvillimet në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, Konjufca theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimi Evropian duhet të marrë vëmendjen e duhur, në mënyrë që vendi të avancojë drejt statusit të kandidatit dhe hapjes së negociatave për anëtarësim.

“Ai theksoi rëndësinë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të marrë vëmendjen e merituar, duke i hapur rrugë avancimit drejt statusit të vendit kandidat dhe negociatave për anëtarësim”, thuhet më tej.

Në njoftim ritheksohet përkushtimi i institucioneve të Kosovës për të vazhduar rrugën drejt integrimit evropian.

“Republika e Kosovës mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane, thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian dhe përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE”, thotë njoftim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika