Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim këtë të enjte zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.

Prevot, gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, njofton Dukagjini.

Konjufca dhe Prevot pritet që pas takimit të mbajnë edhe konferencë për media.

Ndërsa nga ora 16:00, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë takim me kryediplomatin belg.

Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës