Konjufca pret në takim ambasadorin e ri turk në Kosovë, rithekson marrëdhëniet e mira mes dy vendeve

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka mirëpritur në takim ambasadorin e ri turk, Sabri Tunç Angılı. Ai ka theksuar marrëdhëniet e dy vendeve mike "bazohen në miqësi të kamotshme, partneritet strategjik dhe respekt të ndërsjellë”

Glauk Konjufca, Kryetari i Parlamentit te Kosoves dhe Ambasadori i sapo emeruar turk ne Kosove, Sabri Tunç Angılı

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë të premtes së 24 shkurtit, ka pritur në takim ambasadorin e sapoemëruar turk, Sabri Tunç Angılı.

Gjatë takimit mikpritës, Konjufca e uroi ambasadorin turk, Angılı, në detyrën e re, dhe ritheksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve “ bazohen në miqësi të kamotshme, partneritet strategjik dhe respekt të ndërsjellë”.

Konjufca i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmeteve që goditën Turqinë, duke theksuar se populli i Kosovës qëndron pranë popullit turk në këto ditë të vështira.

“Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit të Kosovës” thuhet ndër të tjera në komunikatën zyrtare të Kuvendit.

Ndërsa, ambasadori i ri turk, Sabri Tunç Angılı, gjatë takimit, ka deklaruar se shteti i Turqisë do të vazhdojë ta përkrahë shtetin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Nato, si dhe në institucione e organizma të tjerë ndërkombëtarë.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika