Konjufca pret në takim drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin, flasin për intensifikim të bashkëpunimit
Ishte ritheksimi i gatishmërisë së dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, ajo e cila u sigurua nga takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe drejtoreshës rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu. Në takimin e zhvilluar të martë, Konjufca shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Banka […]
Ishte ritheksimi i gatishmërisë së dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, ajo e cila u sigurua nga takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe drejtoreshës rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.
Në takimin e zhvilluar të martë, Konjufca shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Banka Botërore, e cila ka ndihmuar në rimëkëmbjen dhe ngritjen e kapaciteteve socio-ekonomike përmes projekteve zhvillimore të mbështetura deri më tani në Kosovë.
Krahas intensifikimit të bashkëpunimit, në takim u shkëmbyen pikëpamje për perspektivën ekonomike, marrëveshjen për përkrahjen e reformës për skemën sociale dhe projekte të tjera thelbësore me interes për vendin, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.















