Konjufca pritet në takim nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Tiny Kox

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe disa deputetë nga Kosova kanë zhvilluar takime të ndryshme në vizitën e tyrë në Strasburg

Në ditën e parë të vizitës në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg të Francës, kryeparlamentari Glauk Konjufca, Bashkë me nënkryetaren e Kuvendit dhe kryesuesen e delegacionit të Kosovës, Saranda Bogujevci, si dhe anëtarët – Ariana Musliu Shoshi, Besnik Tahiri e Enis Kervan, janë pritur në takim nga residenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox dhe Sekretarja e Përgjithshme, Despina Chatzivassiliou.

Po ashtu, delegacioni nga Kosova është takuar me kryesuesin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, Zsolt Németh, kryesuesin e Grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, Iulian Bulai, me deputetin nga radhët e delegacionit gjerman në APKE, Knut Abraham, si dhe me George Papandreun nga radhët e delegacionit grek, njëherësh edhe raportues për Ballkanin Perëndimor.

Në këto takime sipas Konjufcës është diskutuar për aplikimin e Kosovës në Këshillin  e Evropës dhe kanë kërkuar nga ta mbështetje.

“Në këto takime diskutuam për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, mbështetjen e nevojshme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit, progresin për respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, gjë që dëshmohet nga raportet ndërkombëtare, si dhe tema të tjera me interes për thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e Konjufcës.

Kryeparlamentari Konjufca tha se Kosova ka marrë mbështetje për anëtarësim në KiE.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika