Konjufca: Qëndrimi i kryeministrit për Oliver Ivanoviqin nuk ndryshon, ai është kriminel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se mendimi dhe qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për politikanin serb, Oliver Ivanoviq, nuk ka ndryshuar. Kryeministri dhe vetë Konjufca vazhdojnë ta kategorizojnë atë si kriminel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë seancës të së enjtes, ka debatuar me opozitën lidhur me deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për rastin e Oliver Ivanoviqit.

Video-mesazhi i kryeministrit Kurti në pesëvjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij për Ivanoviqin, ka thënë Konjufca.

“Është kualifikuar me kategorinë e kriminelit. Ky është edhe mendimi jonë. Po po, kriminel, pa kurrfarë dyshimi. Ne e kemi thënë më përpara se sa ta vendoste gjyqësia këtë çështje. Sa i përket përgjegjësisë që e ka pasur Ivanoviq, kryeministri nuk ka ndryshuar kurrfarë mendimi, kurrfarë qëndrimi. Asnjë prej krimeve që Oliver Ivanoviq ka bërë nuk i hiqet prej biografisë së tij”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës, kryeministri ka dashur të thotë se ai njeri është vrarë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe, sipas tij, kjo duhet të dënohet nga ana e drejtësisë.

“Kjo ma merr mendja është mesazhi që ka dashur ta përçojë”, shtoi Konjufca.

Kjo deklaratë e Konjufcës vjen pas reagimit të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka cituar pjesë nga deklarata e kryeministrit.

“Problemi është se në videon që e ka publikuar kryeministri i vendit thotë se ‘Oliver Ivanoviq luftoi për qytetin e tij’, dhe pasojat e luftës së Oliver Ivanoviq për qytetin e tij është masakra ndaj 32 shqiptarëve ku është i përfshirë dhe i dënuar me vendim gjykate 9 vjet. Kryeministri nuk guxon t’i bëjë këto deklarata. Shqetësimi ynë është te deklarata e kryeministrit”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, kryeministri Kurti, në 5-vjetorin e vrasjes së Ivanoviq, ka thënë se krimi i 16 janarit të vitit 2018, ka vrarë edhe pluralizmin politik te serbët.

“Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”.

“Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij.Vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë. Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët. Kosova do të jetë e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një shoqëri multikulturore dhe shumë etnike ku njerëzit ndihen të sigurt, mund të thonë mendimet e tyre dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, edhe nëse nuk pajtohen. Në këtë mënyrë të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Kurti në një video-mesazh në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika