Konjufca: S’do të ketë tensione në veri për shkak të dinarit, as sanksione për vendin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se dinari ka shërbyer për financimin e strukturave ilegale, duke shtuar se ndërhyrja e Qeverisë në rregulloren e re të BQK-së, që ndalon përdorimin e dinarit, do të rrezikojë autonominë e institucioneve

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se rregullorja e re e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë, nuk do të shkaktojë probleme edhe “turbulenca” në veri.

Kjo sipas tij për arsye se “ligji është i shkruar dihen rregullat”.

“Nuk besoj që do të ketë sanksione ndërkombëtare për Kosovën, për këtë çështje, vërejtjet çfarë janë nuk kanë lidhje me ligjshmërinë e kësaj, është vetëm mungesa e një afati të nevojshëm kohor për konsultime paraprake mes bashkësisë ndërkombëtare edhe institucioneve të Kosovës. Shqetësimi është se mund të ketë turbulenca në veri të Kosovës për shkak të këtij vendimi. Po ne sigurojmë që kjo nuk do të ndodhë, ne jemi institucion që kjo nuk do të ndodhë dhe që siguria do t’u ofrohet të gjithëve, e po ashtu edhe që do të përballen me sundim të ligjit të gjithë ata që mundohen t’i keqpërdorin vendimet e ligjshme të Kosovës për të shkaktuar trazira, të cilat janë të paligjshme”, ka deklaruar tutje Konjufca.

Konjufca ka thënë nuk do të ketë sanksione ndërkombëtare për Kosovën në lidhje me këtë vendim.

“Kështu, unë mendoj që dinari është dashur herë do kur me u heq, kjo që ka ndodhur me rregulloren e BQK-së, është vetëm një zbatim i një principi i cili ka qenë qysh moti në Kosovë. Tash nëse ju thoni se është dashur me i mbledh bashkësinë ndërkombëtare edhe me i ul e me iu tregu paraprakisht kjo është temë tjetër, të cilën mund ta diskutojmë. Ka mundur të ndodhë kjo më herët, ka mund të jepet një afat dymujor që me pas përgatitje apo gjëra të tjera, por kjo është konsideruar një çështje e cila nuk do të shkaktojë probleme edhe turbulenca, për arsye se ligji është i shkruar, dihen rregullat, e vetmja çështje ka qenë që institucionet me marrë masa që të zbatohet”, ka deklaruar ai në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.

Konjufca ka theksuar se dinari ka qenë ilegal dhe ka shërbyer si burim financimi për struktura të paligjshme, duke përfshirë edhe agjencitë paralele të BIA-s në territorin e Kosovës.

“Dinari edhe shfrytëzimi i tij është dashur të ndërpritet kur Serbia është larguar nga Kosova. Prej vitit 2001 askush nuk ka dyshim se edhe me vetërregullimin institucional e Republikës së Kosovës edhe me rregulloret ligjet tona, dinari ka qenë gjithmonë ilegal, tjetër gjë që pastaj në forma dhe në mënyra të ndryshme është shfrytëzuar dhe përdorur prej institucioneve paralele që i ka pasur BIA këtu në Kosovë edhe që i ka keqpërdorur ato. Edhe për financimin e këtyre strukturave që nuk kanë qenë vetëm mjekët dhe mësuesit, por edhe persona të cilët kanë kryer veprime ilegale shumë të rrezikshëm të cilat e kanë cenuar sigurinë e shtetit tonë”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Kuvendit ka theksuar se ky ndalim është pjesë e një qëllimi të konsolidimit të ligjshmërisë dhe pavarësisë së institucioneve vendore.

Ai ka theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe ka shtuar se ndërhyrja e Qeverisë në vendimet e BQK-së do të kërcënojë autonomi të institucioneve.

“Çështja e dytë është pavarësia e BQK-së, mendoj që nëse qeveria ashtu brutalisht do t’i fuste duart dhe do t’ia ndryshonte një vendim BQK-së, atëherë humbet autonomia e institucioneve tona të pavarura dhe ndarja e pushteteve. Qeveria nuk e ka atë kompetencë, domethënë është çështje e BQK-së dhe vendimit të saj të pavarur, nëse do të ndërhynte qeveria, do ta shkatërronte vetëthemelin e mënyrës se si funksionon Kushtetua jonë dhe institucionet tona”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika