Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të enjten e 13 prillit nga ora 09:00 e mëngjesit do të takohet me ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës.

Kështu është bërë e ditur nga webfaqja e Kuvendit të Kosovës. Sipas tyre, takimi do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në sallën C301.

Ndërsa, sipas Agjendës së publikuar thuhet se “Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!”

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!

Vendi: C301Koha: 09:00