Konjufca takohet me deputeten Kearns, i shpreh mirënjohje për mbështetjen e saj të madhe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns, dhe e ka falënderuar atë për vizitën e saj në Kosovë. Njëkohësisht ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e saj ndaj vendit tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns, dhe e ka falënderuar atë për vizitën e saj, që, sipas tij, vjen si afirmim i bashkëpunimit të ngushtë në mes të dy vendeve.

“Po ashtu, znj. Kearns i shpreha mirënjohjen time dhe të vendit tonë për mbështetjen e saj të madhe dhe të vendit të saj që na ka qëndruar në krah në kohët më të vështira dhe në ato më të mirat”, ka shkruar Konjufca.

Në këtë takim, Konjufca ka ritheksuar se prania e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në rajon është e një peshë e pazëvendësueshme për sigurinë dhe stabilitetin.

“Raportet mes dy vendeve tona janë shembullore dhe ne u pajtuam se forcimi i këtij bashkëpunimi në çdo fushë mbetet prioritet, ndërsa angazhimi ynë për këtë vazhdon të jetë i palëkundur. Me znj. Alicia Kearns biseduam edhe për ngjarjet e fundit të Banjskës, ku mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë të jetë e fuqishme”, ka shkruar ai.

Kryetari i Kuvendit është shprehur se aktet e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës përmes grupeve terroriste nuk janë kërcënim vetëm për Kosovën, por, sipas tij “vendos në pikëpyetje stabilitetin e të gjithë rajonit. Qëndrimi i prerë sot në emër të vlerave të demokracisë është sigurimi i paqes dhe përparimit të nesërm”.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika