Konjufca takohet me Koordinatoren e OKB-së në Kosovë, shprehin gatishmëri për konsolidim të demokracisë

Gjatë kësaj të hëne, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence. Konjufca ka shprehur mirënjohje ndaj Spence, për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë, në mbështetjen e progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën ka pritur në takim  Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence.

Lajmin për takimin e Konjufcës dhe Spences e ka njoftuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.

Në takim, Konjufca ka shprehur mirënjohje ndaj Spence, për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë, në mbështetjen e progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Konjufca ka njoftuar koordinatoren e OKB-së për arritjet e deritanishme, detyrat, objektivat dhe synimet e legjislaturës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca dhe Koordinatorja Spence kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe koordinimit sa më efektiv për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien e qytetarëve dhe mbështetjen e reformave integruese.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika