Konjufca takoi ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glaku Konjufca, ka pritur të martën e 14 qershorit në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, ku kishin diskutuar për integrimet euroatlantike të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe ish-ministrin e Mbrojtejes së Gjermaninisë Rudolf Scharping, 14.06.2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kishte takuar ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa ky i fundit është autori i një libri që kishte dokumentuar masakrat e Serbisë kundër shqiptarëve të pambrojtur me titullin, “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”.

Scharping, është vlerësuar nga Konjufaca, për kontributin e tij, të cilin e kishte dhënë në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, si dhe për përkrahjen e fuqishme që Gjermania po i jep Kosovës në proceset e deritanishme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe ish-ministrin e Mbrojtejes së Gjermaninisë Rudolf Scharping, 14.06.2022

Kur është fjala për integrimet euroatlantike pret vazhdimin e mbështetjes së fuqishme nga Gjermania mike, sipas kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcës.

Vizita e Scharping përkon me datën e çlirimit të Kosovës,  në 23 vjetorin e saj.

Konjufca, e kishte njoftuar Scharpingin me arritjet e Kosovës gjatë kësaj periudhe, ku kishte thënë se  kanë ndodhur ndryshime të theksuara pozitive në konsolidimin e institucioneve tona demokratike, të shtetësisë dhe integrimeve evropiane gjatë këtyre 23 vjetëve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe ish-ministrin e Mbrojtejes së Gjermaninisë Rudolf Scharping, 14.06.2022

Ndërsa ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping, e kishte  e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, dhe ishte  shprehur i entuziazmuar me përparimin dhe të arriturat e Kosovës.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika