Konjufca takon ambasadoren Aliferi, e falënderon Greqinë për avancim të bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka ritheksuar rëndësinë që do të kishte njohja nga ana e shtetit grek për integrimin evropian dhe eruoatlantik të Kosovës.

Ai e ka falënderuar shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren, Chryssoula Aliferi, për avancim të bashkëpunimit.

Të hënën e 21 marsit, Konjufca priti në takim ambasadoren Aliferi, të cilën e ka falënderuar për rolin e saj përgjatë mandatit si shefe e Zyrës Greke.

“Konjufca e ka falënderuar Aliferin, për avancimin e bashkëpunimit bilateral në projekte dhe fusha me interes të përbashkët” ka njoftuar zyra e kuvendit.

Sipas këtij njoftimi thuhet se, gjatë këtij takimi është shprehur gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në korrik të vitit 2021, në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, kishte deklaruar se, njohja e pavarësisë së kosovës nga Greqia do të ishte dëshmi që Athina është e gatshme të luajë një rol udhëheqës rajonal në Ballkan.

Siç kishte njoftuar zyra e kryeministrit, Kurti gjatë vizitës së tij në Athinë për konferencën e “The Economist” kishte theksuar se, statusi i Kosovës është vendosur përgjithmonë dhe se dialogu me Beogradin, ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e ardhshme midis të dyja vendeve.

“Kosova kërkon t’i zgjidhë çështjet e pazgjidhura me fqinjët përmes dialogut. Do të kemi mundësi t’i rregullojmë marrëdhëniet në Ballkan vetëm me një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, të bazuar në vlerat evropiane. Nuk do të diskutoj statusin e Kosovës, as integritetin tonë territorial. Është çështje e zgjidhur”, ishte shprehur ai.

Kurti ka theksuar se, Greqia duhet të jetë me popullin e Kosovës dhe të ofrojë mbështetjen e saj.

Sipas tij, Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët.

Greqia është një ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika