Konjufca takon ambasadoren e Suedisë, e falënderon për shërbimin në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny. Konjufca e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin e frytshëm dhe për punën e saj të deritanishme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

Konjufca gjatë këtij takimi ka shprehur mirënjohje të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë përmes projekteve gjithëpërfshirëse për fuqizimin demokracisë, sundimin e ligjit.

Ai e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin e frytshëm dhe për punën e saj të deritanishme.

“Duke nënvizuar faktin se Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë përmes projekteve gjithëpërfshirëse për fuqizimin demokracisë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, çështjet ambientale dhe fusha të tjera zhvillimore, si dhe për përkrahjen e synimeve të shtetit të Kosovës për integrim euroatlantik dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny

Po ashtu, kryeparlamentari i ka uruar suksese në angazhimin e mëtejmë Hernmarck.

Ndërsa, ambasadorja suedeze vlerësoi progresin e arritur dhe ritheksoi mbështetjen e Suedisë për Republikën e Kosovës.

Ndryshe, më 25 korrik, edhe Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadoren Hernmarck.

Ai ka potencuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Bislimi e ka falënderuar ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin, mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën, veçanërisht për rolin e saj aktiv në mbrojtje të mjedisit dhe politikave të gjelbra.

Bislimi takon ambasadoren suedeze, flasin për nevojën e liberalizimit të vizave

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika