Konjufca takon anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes së Bundestagut gjerman

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman. Në këtë takim, Konjufca i ka njoftuar anëtarët lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe e ka vlerësuar lart praninë e shtuar gjermane me trupat e angazhuar në kuadër të KFOR-it, në Kosovë

Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes së Bundestagut gjerman, bashkë me kryetaren e këtij komisioni, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Konjufca ka shprehur mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të vyer të shtetit gjerman ndaj Kosovës, ku dhe i falënderoi anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes.

Kryeparlamentari u shpreh se vendet tona mike dhe partnere ndajnë ngushtësisht interesa të përbashkët, e kjo mundëson të hapim gjithnjë e më shumë gamën e raporteve dhe forcimin e tyre.

“Nga ana e anëtarëve të Komisionit gjerman të Mbrojtjes, ata u shprehën se mbështetja gjermane ndaj vendit tonë do të vijojë, përfshirë edhe në drejtim të ruajtjes së integritetit, sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës, si kontribut edhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

Kryetaren dhe anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes gjermane, Konjufca i ka njoftuar me punën e Kuvendit të Kosovës në çështjet e mbrojtjes, e në anën tjetër, i njoftoi edhe me zhvillimet në vendin tonë, ku vlerësoi lart praninë e shtuar gjermane në Kosovë me trupat e angazhuar në kuadër të KFOR-it dhe rëndësinë e kësaj në një kohë kur shteti serb angazhohet për destabilizim të Kosovës dhe rajonit.

Anëtarët e Komisionit e falënderuan Konjufcën për mikpritjen dhe i shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e angazhimeve të përbashkëta në kuadër të interesave të dyanshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika