Konjufca takon një delegacion të Senatit të Francës, flasin për forcimin e raporteve Kosovë-Francë

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim një delegacion të Senatit francez, të drejtuar nga senatori Olivier Cigolotti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të premten ka pritur në takim një delegacion të Senatit francez, të drejtuar nga senatori Olivier Cigolotti, zëvendëskryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor u diskutua për bashkëpunimin që Kosova dhe Franca kanë midis tyre në shumë fusha, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejmë të tij, në sfera të interesit reciprok, me theks të veçantë në atë parlamentar.

Konjufca pasi i njohu ligjvënësit francezë për zhvillimet aktuale në Kosovë, i falënderoi ata për mbështetjen që Franca ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj në kohë dhe rrethana të ndryshme.

Kreu i Kuvendit shtroi gjithashtu nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje për proceset nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe aspiratat integruese.

Udhëheqësi i delegacionit të Senatit të Francës, Olivier Cigolotti konfirmoi vazhdimin e mbështetjes franceze për Kosovën në sfidat nëpër të cilat ajo ka para vetes dhe perspektivën euro-atlantike të saj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika